Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Këshill të Sigurimit, ka thënë se nuk ka asgjë kundër serbëve të Kosovës.
Duke folur për çështjen e dinarit serb, ai tha se gjatë gjithë muajit do t’i informojë qytetarët serbë për dinarin dhe kalimin në euro.
“Do të bëj më shumë komunikim me serbët që të jenë të informuar në ditët vijuese gjatë gjithë muajit. Do të flas në serbisht që të më kuptojnë më mirë e qartë. Ne që kemi qenë nën okupimim e Serbisë e dimë gjuhën. Por ata nuk e kanë mësuar gjuhën tonë, kemi qenë të shtypur… Nuk kam asgjë kundër serbëve, kam miq, kam ministër Nenad Rashiq, zv i tij Radimoriviq, zv i avokatit të popullit është serb. Partia ime me votë të fshehtë e ka votuar”, ka thënë ai.
Tutje Kurti tha se kalimi nga dinari në euro është më i lehtë për serbët lokalë sesa ishte konvertimi i targave ilegale në RKS.
“Po ashtu, na duhet BQK të bashkëpunojë me bankën e Serbisë. Konvertimi i tabelave nga KM në RKS, sepse në tabelat RKS kemi r Republika. Konvertimi është i plotë. Në euro nuk shkruan Republika e Kosovës, mund të përdoret euro si mjet pagese”, ka thënë ai.
Kurti në Këshill të Sigurimit ia kujton Vuçiqit gjenocidin e kryer në Kosovë dhe Bosnjë