Kurti: Nuk mund të ketë barazi në shoqëri, pa barazi gjinore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka potencuar domosdoshmërinë e nismave të përbashkëta për ta shpirë përpara zhvillimin dhe barazinë në shtet. Ai ka thënë se nuk mund të ketë barazi në shoqëri, pa barazi gjinore





Mbështetja për gratë e vajzat dhe fuqizimi ekonomik i tyre, ishin në qendër të vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Qendrën këshilluese për gra (Consulting Center for Women).

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe organizatave joqeveritare u theksua në takimin me Sanija Murati, drejtoreshë e organizatës joqeveritare “Lady”.

“U potencua domosdoshmëria e nismave të përbashkëta për ta shpirë përpara zhvillimin dhe barazinë në shtetin tonë. U tha se nuk mund të ketë barazi në shoqëri, pa barazi gjinore”, thuhet në njoftim.

Kreu i ekzekutivit ka theksuar se në kuadër të Pakos së ringjalljes ekonomike, vëmendje e veçantë i është dhënë fuqizimit të grave në ekonomi e shoqëri.

Ai ka potencuar se veprimet e ndërmarra nga Qeveria, sikurse Masa 1.3 Mbështetja e Punësimit të Grave, në kuadër të së cilës ka pasur 3.571 punëtore përfituese dhe 1.490 biznese përfituese; si dhe masa 2.1.2 Mbështetja e bizneseve, që janë në pronësi të grave, ku deri më tani, kemi pasur 43 aprovime.

“Në total, vlera e subvencionimit është 491 mijë e 988 euro, kurse vlera e kreditimit të mundësuar tejkalon 3 milionë euro”, vijon njoftimi.

Në këtë takim, u bisedua për punën e Qendrës këshilluese për gra drejt arritjes së kompetencave profesionale dhe personale të grave dhe vajzave, duke krijuar mundësi të integrimit në shoqëri përmes projekteve socio-ekonomike.





Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika