Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk dha një përgjigje të qartë kur u pyet nga gazetarët se pse vajza e tij nuk shkollohet në Kosovë.
Në vend të një përgjigjeje direkte, Kurti sulmoi televizionin Klan Kosova që bëri pyetjen, duke thënë:
“Ju falënderoj shumë që po i ndiqni këto investime që po i bëjmë ne këtu, dhe natyrisht që unë kujdesem për të gjithë fëmijët e Kosovës, edhe po bëjmë atë çfarë s’ka bërë asnjë qeveri para neve. Madje të gjitha qeveritë marrë së bashku nuk mund të krahasohen me numrin e çerdheve që kemi hapur ne. Katër çerdhe për 18 vjet, në njërën anë, dhe në anën tjetër i kemi vetëm për katër vjet 65 çerdhe ose të ndërtuara ose në ndërtim e sipër”, ka thënë Kurti para gazetarëve.
“Ndërkaq, sa i përket televizionit tuaj, unë besoj që është mirë t’ju thoni pronarëve që t’i kthejnë 62.6 milionë euro Telekomit të Kosovës që ia kanë zhvatur”, ka thënë Kurti./EO