Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur shkurt para mbledhjes së ftuar me liderët e partive politike, e cila po mbahet me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për tejkalimin e ngërçit lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Së pari ta shohim se kush po vjen, si po ecën e mandej shpresoj që do të kemi çfarë të themi,” ka deklaruar Kurti para mediave, duke lënë të hapur mundësinë që diskutimet të varen nga pjesëmarrja dhe gatishmëria e liderëve për kompromis.