Kurti: Parada e sotme nuk është demonstrim force, por dëshmi e pjekurisë së shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij para fillimit të paradës së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë së Kosovës, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, ka thënë se Kosova është shtet i lindur nga rezistenca paqësore, lufta çlirimtare dhe mbështetja ndërkombëtare.

Kurti ka theksuar se liria e Kosovës nuk nisi më 17 shkurt 2008, por ishte rezultat i përpjekjeve ndër breza dhe i luftës së drejtë të UÇK-së, e cila, sipas tij, bashkë me ndërhyrjen e NATO-s, i dha fund regjimit shtypës të Millosheviçit dhe hapi rrugën e shtetësisë.

Ai ka deklaruar se Kosova beson në drejtësinë ndërkombëtare, por nuk do të pranojë rishkrimin e historisë së luftës çlirimtare, duke iu referuar proceseve gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Në këtë ditë feste, nuk i mbyllim sytë para padrejtësive. Disa nga drejtuesit e luftës sonë çlirimtare po vazhdojnë të mbahen në paraburgime të stërzgjatura në Hagë, në procese gjyqësore jo transparente dhe krejt të pashembullta për praktikat e drejtësisë ndërkombëtare. Ne besojmë në drejtësi, por nuk pranojmë ta rishkruajmë historinë. Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar, çlirimtare dhe antikoloniale. Një luftë e drejtë e një populli të okupuar e të shtypur nën aparteid dhe kjo është një e vërtetë që nuk mund të ndryshojë asnjëherë”, ka deklaruar ai.

Duke iu drejtuar ushtarëve dhe policëve, ai ka deklaruar se parada nuk është demonstrim force ndaj askujt, por dëshmi e modernizimit dhe pjekurisë së shtetit, si dhe e aftësisë për të mbrojtur veten dhe për të kontribuar në paqen rajonale e botërore.

Kurti është zotuar për vazhdimin e investimeve në ushtri dhe polici, duke theksuar se pa institucione të forta të sigurisë nuk ka shtet të fortë.

Ai ka potencuar se Kosova është dhe do të mbetet shtet i lirë, demokratik dhe sovran, me orientim të qartë euroatlantik.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika