Kurti pas blerjes së kamionëve ushtarakë: Mbrojtje e siguri për shtetin tonë

"Pas inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtënant Bashkim Jashari pamë nga afër flotën e kamionëve ushtarakë multifunksional RheinMetall MAN HX2, 8X8 të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë"

Modernizmi dhe fuqizimi i FSK-së janë tejet të rëndësishme për ta arritur objektivin për anëtarësim në NATO, ka pohuar kryeministri Albin Kurti.

Këtë deklarim i pari i qeverisë e bëri pas inaugurimit Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike dhe vizitës që i bëri kazermës së FSK-së për t’i parë nga afër kamionët ushtarakë multifunksionalë RheinMetall MAN HX2, 8X8, të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë.

Mbrojtje e siguri për shtetin tonë. Pas inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Lejtënant, Bashkim Jashari, pamë nga afër flotën e kamionëve ushtarakë multifunksionalë RheinMetall MAN HX2, 8X8, të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë. Kamionët ushtarakë RheinMetall MAN HX2 janë prodhim gjerman, ku nga 15 gjithsej, 10 janë blerë me buxhet të shtetit, ndërkaq pesë janë donacion.

Modernizimi dhe fuqizimi i ushtrisë sonë janë qenësore drejt objektivit për anëtarësim në NATO”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika