Kurti për 4-vjeçarin e qeverisjes: Është një histori ndryshimesh dhe suksesi

Kryeministri Albin Kurti, gjatë debatit në Kuvend për katërvjetorin e qeverisjes së tij, theksoi arritjet e qeverisë dhe sfidat e përballuara.

Ai e cilësoi këtë periudhë si një “histori ndryshimesh” që ka prekur jetën e të gjithë qytetarëve pa përjashtim.

“Qëndroj para jush sot me krenari dhe me vetëbesim mbi këtë 4-vjeçar të qeverisjes sonë. Që ka qenë me përplot arritura dhe me  shumë sfida se zakonisht jemi mësuar. Është një histori ndryshimesh, të cilat e prekin jetën e të gjithë qytetarëve. Që do të thotë edhe të secilës kategori shoqërore. Këto histori suksesi flasin edhe për një të ardhshme më të mirë, që nuk e përjashton askënd dhe shifrat të cilat do të prezantoj pa dyshim që kanë shpirt, meqenëse ato kanë vënë në lëvizje mirëqenien e qytetarëve, zhvillimin e tyre, mundësit për të ardhmen pa diskriminim e pa privilegje”, ka thënë Kurti.

Në fjalimin e tij, kryeministri fillimisht u ndal tek ekonomia, duke theksuar një rritje mesatare prej 6.36% të bruto produktit vendor gjatë tre viteve të fundit.

“Le të fillojmë me ekonominë e cila kë shënuar rritje të madhe dhe solide. Në këtë 3 të fundit kemi pasur rrite ekonomike mesatarisht 6.36 për qind të bruto produktit vendor. Dhe asnjëri prej këtyre tri viteve nuk e ka pasur rritjen ekonome më pak se 4 për qind. Po flas për rritje reale ekonomike, natyrisht pasi të hiqet inflacioni mbetet kjo 4 për qind. Kemi ulur borxhin publik… e kemi zbritur në nivelin prej 17 për qind”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

“Ekonomia ka shënuar rritjen më të madhe solide, mesatarja 6.36% e BPV. – papunësia ka rënë nga 25.8% në 10.7%. – pagën minimale e kemi 350 euro – shpenzimet kapitale 2023 kanë qenë me të lartat, 561 milionë euro. – BPV është afër 50% më i lartë se viti i parë para-pandemik – buxheti 2025, është 50% më i lartë se buxheti që e kemi gjetur më 2021. – buxheti për polici është rritur rreth 50% – 12 lokacione ose depo të armatimit janë gjetur në veri – janë mbyllur komunat paralele të Serbisë nëpër Kosovë – janë mbyllur 6 filiale të bankës së jashtëligjshme të Serbisë – kemi avancuar statusin e Kosovës në Asamblenë e NATO-s – as vizat e as njohjet e reja nuk i kemi premtu në fushatë – jemi anëtarësuar në 10 organizata ndërkombëtare – rreth 300 marrëveshja ndërkombëtare e ndër-institucionale – janë liberalizuar vizat për Zonën Schengen – i kemi blerë 5 objekte për ambasadat tona nëpër botë, i kemi në plan edhe 5 blerje – 2 mbledhje të përbashkëta me Shqipërinë, i kemi nënshkru 58 marrëveshje… 440 milionë euro është shkëmbimi tregtar…”, ka thënë më tej Kurti.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika