Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalimin e tij gjatë mbledhjes së parë të Qeverisë së re “Kurti 3”.
Ai ka theksuar se kabineti i zgjedhur ka parakushtet për të qenë më i suksesshmi në historinë e re të Kosovës.
“Shërbimi ndaj Republikës dhe qytetarëve me punë dhe zell, nder dhe përkushtim është privilegj që do ta keni dhe që do ta gëzoni nga ulëset. Mësimet e nxjerra nga mandati i kaluar dhe përvoja e fituar, së bashku me ekspertizën dhe dijet tuaja profesionale, më bëjnë të besoj se ky kabinet ka parakushtet që të jetë kabineti qeveritar më i suksesshëm në historinë e re të Kosovës, që shumë shpejt i mbush 18 vjet”, ka thënë Kurti.