Kurti për Papa Françeskun: Vështirë të ketë një tjetër të këtillë në këtë shekull

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshkruar vizitën e tij në Vatikan dhe takimin me Papa Françesku, duke thënë se ishte një përvojë e jashtëzakonshme dhe se figura e Papës është e rrallë në këtë shekull

Kryeministri i Kosovës, e ka përshkruar vizitën e tij në Vatikan dhe mrbesat që i ka lënë takimi me Papa Françesku.

Kurti, u shpreh se takimi me Papa Françeskun, i ka lënë shumë përshtypje dhe se një figurë e tillë vështirë se do të përsëritet në këtë shekull.

“Nuk e di si kanë qenë Papat e tjerë para tij. Vështirë të ketë një tjetër të këtillë në këtë shekull”, ka shkruar Kurti.

Kurti bëri të ditur se Papa ishte shumë njerëzorë e i shoqërueshëm dhe bëntë pyetje për Kosovën, fëmijët, arsimin e kulturën.

May be an image of 5 people and text

“Papa Françesku është shumë njerëzor e fort social. Ai bënte pyetje për Kosovën, rininë e fëmijët, arsimin e punën, historinë e kulturën, vlerat dhe të ardhmen. Flet për paqen me dashuri, për popujt me dhembshuri. Interesohet në një mënyrë të angazhuar, dëgjon me një durim që të përvetëson”, ka thënë ai.

Kurti rrëfeu edhe ambientin, librarinë e pikturat e varura në muret e objektit.

“Ndonëse disi ngathët hedhja hapat përpara, ecje e shkurtër m’u duk mua ajo nëpër disa korridore të gjata deri te biblioteka e Atit të Shenjtë. Për shkak të Papa Françeskut doja të mbërrij sa më shpejt tek ai, për shkak të pikturave mahnitëse të Rafaelit nëpër mure e tavan, silueta e shefit të protokollit po zvogëhej teksa më printe”, shkroi Kurti.

May be an image of 7 people

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika