Kurti për “The Guardian”: Vuçiqi më shan në serbisht në takime, Lajçaku dhe Borrell-i nuk e ndërprejnë

Ai shpesh gjatë këtyre dy viteve ofendon dhe shan serbisht”, ka thënë Kurti. “Kam kërkuar nga ndërmjetësit ta ndalojnë dhe ta dënojnë, por kjo nuk ndodh kurrë.”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në anën e djathtë dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në anën e majtë, Josep Borel, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Miroslav Lajçak, Përfaqësues Special i BE-së për Dialog, në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë të dhënë për “The Guardian” para vrasjes së një polici dhe lëndimit të dy të tjerëve (gjatë mëngjesit të 24 shtatorit), njëri me armë zjarri, ka folur rreth dialogut me Serbinë dhe zhvillimeve të fundit.

Siç shkruan mediumi në fjalë, Kurti e akuzoi Vuçiqin për ofendime ndaj tij gjatë bisedimeve, të cilat ai tha se ishin bërë një dukuri e rregullt pa asnjë përpjekje nga ndërmjetësit për ta ndaluar atë.

“Ai shpesh gjatë këtyre dy viteve ofendon dhe shan serbisht”, ka thënë Kurti. “Kam kërkuar nga ndërmjetësit ta ndalojnë dhe ta dënojnë, por kjo nuk ndodh kurrë.”

Në një samit tjetër në Moldavi më 1 qershor, ku morën pjesë Emmanuel Macron i Francës, Olaf Scholz i Gjermanisë dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, Vuçiç synoi sharje ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sipas zyrës së saj.

“Ai iu drejtua presidentes së Kosovës dhe stafit të saj përcjellës me termin nënçmues dhe çnjerëzor minjtë”, tha Blerim Vela, shefi i kabinetit të Osmanit. “Tërbimet e Vuçiqit pasqyrojnë personalitetin e tij dhe paaftësinë e tij për të pranuar opinione të ndryshme”.

Më tej, “The Guardian” shkruan se një burim ka thënë se megjithëse Macron dhe Scholz nuk mund të kuptonin se çfarë po thoshte, “gjuha e trupit të Vuçiqit tregoi se ai ishte i irrituar” dhe nuk dëshironte të ishte në dhomë me kosovarët.

Kurti nuk do të specifikonte se çfarë epitetesh ka përdorur presidenti serb kundër tij, por diplomatët kosovarë thanë se një nga fjalët fyese të përdorura në takimet e mëparshme ishte “shiptar”, një fyerje etnike në serbisht për t’iu referuar shqiptarëve.

“Ndjehet si një dhunues shkolle të cilit i jepet nderime nga administrata e shkollës, përveç se në këtë rast dhunuesi i shkollës kreu gjenocid dhe është një aleat i vendosur i [Vladimir] Putinit”, tha Kurti.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika