Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të jap një sqarim të tij në lidhje me deklaratën e ministrit për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rashiq që dje ka thënë se kryeministri vendosi t’ia jap Manastirit të Deçanit 24 hektarë për shkak të tij.
Kurti ka theksuar se këtë e ka sqarua vetë ministri, dhe ka folur edhe zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.
“Ka folur tashmë zëdhënësi im Arlindi dhe po ashtu e ka sqaruar edhe ministri”, tha ai teksa po ngutej të futej në veturë pasi mori pjesë në një ngjarje ku u shënua Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Rashiq thotë se ka gabuar me deklaratën për Manastirin e Deçanit: I kam ngatërruar dy ngjarje