Kurti përfundon vizitën treditore në Mbretërinë e Bashkuar, nesër takon policët e liruar nga Serbia

Nga vizita e tij në Britaninë e Madhe, Kurti bën të ditur se Policia e Kosovës e gazetarët dhe rreziqet ndaj raportimit nga veriu ishin kryetema diskutimi. Ndërkaq, kreu i ekzekutivit bën të ditur se nesër (e mërkurë) planifikon të takojë policët e liruar që ishin kidnapuar nga forcat policore serbe rreth dy javë më parë

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Pas vizitës së tij treditore në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do t’i takojë tre policët e liruar nga forcat policore serbe, të mërkurën.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se lajmin për lirimin e tyre e kishte pranuar gjartë qëndrimit të tij në Londër.

“Gjatë qëndrimit tim në Londër, morëm lajmin e gëzueshëm për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat speciale ushatarke e policore të Serbisë më 14 qershor. 13 ditë pas ata janë në Kosovë e me familjet e tyre. Nesër do t’i takoj për t’i falënderuar për qëndresën dhe për t’u uruar mirëseardhje”, ka deklaruar Kurti.

Sa i përket vizitës së tij atje, Kurti ka ndarë informacione mbi takimet e zhvilluara me deputetë gjersa thekson se Kosova është me fat për miqtë e saj atje. Ai thekson se Policia e Kosovës e gazetarët dhe rreziqet ndaj raportimit nga veriu ishin kryetema diskutimi.

“Me sekretarin e Punëve të Jashtme, James Cleverly, me të cilin jam në kontakt e komunikim të rregullt, diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe, për zhvillimet në Kosovë dhe për rëndësinë e shtensionimit të plotë të situatës në katër komunat në veri të vendit. Republika e Kosovës është përherë mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur e të pandërprerë të Mbretërisë së Bashkuar. Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Alicia Kearns, ka qenë një zë i fuqishëm mbështetës i Republikës sonë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar. Me të diskutuam për veprimet agresive dhe sulmet e sponsorizuara nga Serbia mbi KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe gazetarët në veri të vendit dhe qëndrimin tonë parimor e demokratik për depërshkallëzim që në qendër ka sundimin e ligjit“, ka shkruar Kurti.

Tutje, bëhet e ditur se britanikët u njoftuan edhe mbi arritjet e Kosovës në rrafshin ekonomik, social, të të drejtave të njeriut, institucional dhe demokratik e politik.

Tre policët e Kosovës, Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Shem Mustafa, janë liruar këtë të hënë, pasi ishin kidnapuar më 14 qershor brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Shem Mustafa ishin kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika