Kurti përmbledh vizitën e tij zyrtare në Greqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një përmbledhje të vizitës së tij zyrtare në Greqi.

Përmes një postimi në Facebook, shefi i ekzekutivit ka thënë se gjatë qëndrimit të tij në Athinë, përveç pjesëmarrjes në darkën me liderët e Ballkanit Perëndimor, ka zhvilluar takime të ndryshme.

“Para e pas saj, përgjatë dy ditëve zhvillova takime dypalëshe me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Ndërkohë që në pritje të darkës u përshëndeta me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe bashkëbisedova me kryeministrin e Bullgarisë, Nikolai Denkov dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se në darkën që shënonte edhe 20-vjetorin e Samitit të Selanikut është ritheksuar edhe një herë mbështetja për zgjerimin dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian, si dhe rruga përpara, teksa në prezencën e presidentit të Ukrainës, Zelenskyy siç thotë ai, u konfirmua mbështetja e palëkundur për Ukrainën dhe u bë thirrje për përgjegjësi dhe ndëshkim të krimeve të kryera gjatë luftës nga agresori rus.

Ndryshe, kryeministri Kurti në takim me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë se Kosova dhe Greqia gëzojnë marrëdhënie të mira, të cilat po përmirësohen vazhdimisht si në rrafshin ekonomik përmes rritjes së shkëmbimeve tregtare, ashtu edhe në rrafshin politik përmes vizitave të shpeshta të krerëve institucionalë të të dyja shteteve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën e 21 gushtit, ka udhëtuar për në Athinë me ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Siç njoftoi Kryeministria, Kurti shkoi për të marrë pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri Mitsotakis për liderët e Ballkanit Perëndimor, e cila po mbahet në 20-vjetorin e Samitit të Selanikut dhe për të zhvilluar takime edhe me akterë tjerë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika