Kurti: Portreti dhe profili i Afrim Bunjakut të skaliten në kujtesën tonë fotografike si fytyra e një heroi dhe si vepra e një dëshmori

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë ceremonisë shtetërore të varrimit të policit të vrarë gjatë kryerjes së detyrës. Afrim Bunjaku ka thënë se përpara se të varroset, portreti dhe profili i tij le të skaliten në kujtesën fotografike dhe "në mbamendjen tonë kolektive" si fytyra e një heroi dhe si vepra e një dëshmori

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e varrimit të rreshterit policor, Afrim Bunjaku i cili ra heroikisht dje në veri në mbrojtje të sovranitetit dhe të integritetit territorial të Kosovës ka thënë se përpara se Afrim Bunjaku të varroset si një hero në tokën e tij, portreti dhe profili i tij le të skaliten në kujtesën fotografike dhe “në mbamendjen tonë kolektive” si fytyra e një heroi dhe si vepra e një dëshmori.

Ai gjatë fjalimit të tij ka thënë se përballë këtyre strukturave armiqësore me të cilat Kosova u përball dje do të ngadhënjejë me përpjekjen për rend e ligj.

”Rënia në detyrë e rreshter, Afrim Bunjakut, i veshur në uniformën e Policisë së Kosovës, është një sakrificë në betejën e Kosovës për ligj dhe kushtetueshmëri, drejtësi e të drejta për çdo qytetar të Kosovës, pa dallim. E heroizmin e Afrimit e vazhduan sërish me profesionalizëm dhe vetëmohim, kolegët e tij, policët e Kosovës që i përballën grupet e armatosura kriminale dhe terroriste të Serbisë në veri të Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

”Me terrorin dhe krimin, nuk ka kompromis. Afër Afrimi, larg krimi”, ka vijuar ai.

Ndryshe, rreshteri policor, Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë më 24 shtator, pas një sulmi të armatosur nga grupet kriminale në fshatin Banjskë në Zveçan, të banuar me shumicë serbe.

Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku është plagosur edhe një polic, ndërsa janë lënduar edhe dy zyrtarë policorë.

Të vdekur mbetën edhe katër sulmues.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar për përfshirjen e tyre në sulmin ndaj policisë. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë veprat terroriste.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika