Kurti: Presim të thellohet miqësia me Irlandën, të mësojmë nga përvoja dhe sukseset e saj

FOTO:EO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që të thellohet miqësia në mes Kosovës dhe Irlandës e të mësohet nga përvoja e këtij shteti dhe sukseset e tij.

Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij irlandez, Kurti tha se Irlanda është mbështetëse e Kosovës për anëtarësimin si në Këshillin e Evropës si dhe për anëtarësim në BE.

“Ne presim që të thellojmë miqësinë në mes dy vendeve tona dhe të mësojmë më shumë nga përvoja dhe sukseset e Irlandës. Takimi i sotëm ishte një rast shumë i mirë për të diskutuar mbi marrëdhëniet tona për mundësitë që kemi para vetes, për t’i thelluar ato”, tha Kurti.

Sipas tij, në një kohë kur demokracia kërcënohet kaq fuqishëm, Irlanda është kampione e saj dhe një model e shembull për vendet që synojnë dhe luftojnë për t’i mbrojtur ato ideale.

“Në mes të pasigurive globale, kërcënimeve për kontinentin evropian, Irlanda qëndron si një testament i forcës së unitetit, aleancës dhe angazhimit të qëndrueshëm për përparim. Zhvillimi ekonomik dhe progresi social në dekadat e fundit e ka bërë Irlandën burim të frymëzimit për shumë shtete. Irlanda është frymëzuese për ne sepse kemi ngjashmëri që ne ndajmë. Nga pikëpamja shoqërore, populli ynë shquhet për ngrohtësinë dhe mikpritjen e tij pavarësisht vështirësive”, shtoi Kurti.

Ai theksoi edhe raportet që të dy vendet i ndajnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të dy shtetet gëzojmë një aleancë të palëkundur dhe lidhje të ngushta me SHBA-të, ndërkohë që të dy vendet tona janë të orientuara dhe fokusuara kah rritja thelbësore dhe progresin social. Irlanda ka dhënë kontribut të hershëm të cilin e vazhdon edhe sot në fushën e mbrojtjes përmes Misionit të KFOR-it në Kosovë. Shteti dhe populli jonë janë gjithnjë falënderues dhe mirënjohës ndaj Irlandës”, tha më tej kreu i ekzekutivit.

 

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika