Kurti pret në takim profesorin e Universitetit shtetëror të Iowa-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim profesorin e Universitetit shtetëror të Iowa, Dr.Curtis Youngs

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim profesorin e Universitetit shtetëror të Iowa, Dr.Curtis Youngs.

Në këtë takim janë theksuar të arriturat në sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe potenciali që ka ky sektor për të ndikuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Në takim u bisedua për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit akademik dhe profesional ndërmjet Iowa-s dhe Kosovës, për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Po ashtu, u vlerësua zbatimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me Universitetin e Iowa-s të Shkencës dhe Teknologjisë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në bujqësi dhe blegtori.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika