Kurti prezanton kabinetin qeveritar: Mandat pune, drejtësie dhe dinjiteti

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti, ka prezantuar para Kuvendit  përbërjen e kabinetit qeveritar, duke kërkuar besimin e deputetëve për mandatin e ardhshëm qeverisës.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti theksoi se mandati që po kërkon është mandat pune, drejtësie, dinjiteti, sigurie dhe begatie për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Mandatin të cilin po e kërkojmë është mandat pune, drejtësie dhe dinjiteti për secilin, mandat sigurie dhe begatie për të gjithë. Ju faleminderit për vëmendjen”, ka përfunduar Kurti.

Sipas prezantimit të tij, përbërja e kabinetit qeveritar është si vijon:

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm dhe i Diasporës: Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim: Fikrim Damka

Ministër i Financave: Hekuran Murati

Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare: Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla

Ministër i Administratës dhe Digjitalizimit: Lulzon Jagxhiu

Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia

Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Hajrullah Çeku

Ministre e Kulturës dhe Turizmit: Saranda Bogujevci

Ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal: Elbert Krasniqi

Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Dimal Basha

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit: Mimoza Kusari-Lila

Ministre e Ekonomisë: Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal: Rasim Demiri

Pas prezantimit të kabinetit dhe programit qeverisës, Kuvendi pritet të votojë për përbërjen e Qeverisë së re të Kosovës.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika