Kurti prezanton planin qeveritar për punësim: Çdo familje së paku një të punësuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kurti ka publikuar skemën e re të Qeverisë së Kosovës përmes së cilës pretendohet të përmisohen masat e reja të punësimitpër qytetarët e Republikës së Kosovës.

Përmes një video-mesazhi, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë që skema synon që të garantojë që çdo familje ka së paku një anëtar të punësuar.

Sipas tij, çdo familje që nuk ka së paku një të punësuar, shteti do t’ia subvencionojë deri në 70 për qind të pagës bruto, pra deri në 300 euro për periudhën gjashtë mujore.

“Punësim dhe drejtësi janë prioritetet tona sepse këto janë kërkesat tuaja. Po e nisim skemën e radhës në mbështetje të qytetarëve: Qeveria për familjet. Në kuadër të masave të punësimit, synojmë të garantojmë që çdo familje e Republikës sonë ka së paku një anëtar të punësuar”, ka thënë ai.

Ndër të tjera kreu i ekzekutivit, ka thënë se përmes skemës së prezantuar, “ne do të subvencionojmë deri në 70 për qind të pagës bruto të punëtorit, maksimumi 300 euro për gjashtë muaj me radhë”.

Mirëpo, kjo skemë përmban edhe një kusht kryesor.

Kurti ka bërë të ditur se kushti kryesor për të përfituar nga kjo skemë është që punëkërkuesi nuk ka të punësuar asnjë anëtar të familjes.

Për ata që plotësojnë kushtin, dokumentet përkatëse duhet të dorëzohen në zyrat e punësimit në komuna.

Të hënën, Ministria e Financave pritet të ndajë të gjitha informatat e nevojshme.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika