Kurti rendit dëmet në Skenderaj e Mitrovicë: Shumë kafshë të ngordhura, rrezik për epidemi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar të dielën komunën e Mitrovicës e Skenderajt, për të parë dëmet nga vërshimet. Ai tha se kafshët e ngordhura paraqesin rrezik epidemik, dhe, sipas tij, Qeveria po bashkëpunon me komunat për ta tejkaluar situatën

Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën e 22 janarit, ka vizituar komunat e prekura nga vërshimet si Skenderaj e Mitrovicë.

Ai ka thënë se Qeveria po bashkëpunon me komunat për t’i mbështetur qytetarët për ta tejkaluar situatën.

“Qeveria dhe komunat po punojnë bashkë në mbështetjen e qytetarëve dhe tejkalimin e kësaj situate”, ka shkruar Kurti.

Ai ka falënderuar për angazhim të gjithë, derisa u shpreh se e mira e kësaj, është fakti që nuk ka jetë të humbura nga vërshimet.

“Në Skenderaj dhe Mitrovicë isha sot bashkë me ministrat Mehaj e Krasniqi, dhe zëvendësministrat Gashani e Dobra. Duke ju falënderuar angazhimit dhe solidaritetit të të gjithëve me njëri-tjetrin, nuk kemi jetë të humbura nga vërshimet”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, Kurti ka renditur dëmet materiale, të cilat i ka parë në komunat e lartpërmendura. Sipas Kurtit, në Skenderaj janë rreth nëntë ura të vogla të dëmtuara.

“Ka dëme të konsiderueshme materiale: janë dëmtuar ndërtesa e infrastrukturë publike, shtëpi banimi, ferma bujqësore e biznese. Në Skenderaj janë rrënuar ose dëmtuar nëntë ura të vogla kurse në Llaushë vizituam një fermer, të cilit i janë mbytur mbi 10 mijë pula”, ka vijuar ai.

Ndërsa, theks të veçantë i ka dhënë faktit që lumi Ibër e Sitnicë janë bashkuar dhe shnëdruar në liqe, në të cilët, ka edhe kafshë të ngordhura, që sipas tij, paraqesin rrezik për epidemi.

“Nëpër muret e ndërtesave kishte ngelur lart vija e gjurmës deri ku kishte arritur përmbytja, ndërkaq brigjet e deformuara të lumenjve si dhe arat rrotull janë përplot bërllog. Vërshimi në fshatin Lisicë të Mitrovicës, sipas banorëve, është pasojë e shtyrjes për afër 300 metra të rrjedhës së lumit Ibër si rezultat i ndërtimit të stadiumit në pjesën veriore të qytetit. Ibri e Sitnica janë bërë bashkë dhe janë shndërruar në liqe. Ka jo pak kafshë të ngordhura, andaj edhe rrezik për epidemi”, ka theksuar Kurti.

“Pas takimeve me kryetarët e këtyre dy komunave, Fadil Nurën dhe Bedri Hamzën, vizituam bashkë disa vendbanime të përmbytura”, ka shtuar ai.

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se pjesëtarët e FSK-së e të policisë, zjarrfikësve dhe ndërmarrjeve publike, u kanë shpërndarë ushqim, veshmbathje e batanije, barna e pako higjienike, familjeve të evakuuara.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika