Kurti: Rezultati zgjedhor është më i qartë se kurrë, s’ka bllokadë për konstituimin e Kuvendit dhe Qeverisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka ndryshuar mënyra se si do të procedohet drejt formimit të Qeverisë së re, duke theksuar se rezultati i zgjedhjeve është i qartë dhe se po tejkalon edhe atë të 14 shkurtit 2021.

Në një konferencë për media pas takimit me zyrtarë të Postës së Kosovës, Kurti mohoi kategorikisht se ekzistojnë bllokime në konstituimin e Kuvendit apo në formimin e Qeverisë.

“Nuk kam ndonjë gjë për të thënë, rezultati është më i qartë se asnjëherë më parë. Ne kemi prit se do ta tejkalojmë rezultatin e 9 shkurtit, por duket që po e tejkalojmë rezultatin e 14 shkurtit 2021. Bllokimet në konsitutimin e Kuvendit dhe pengesat për formimin e qeverisë së re tashmë janë inekzitent”, tha Kurti.

Ai theksoi se procesi institucional do të ecë sipas rendit kushtetues, duke nisur me certifikimin e rezultateve zgjedhore, konstituimin e Kuvendit dhe më pas formimin e Qeverisë së re.

Sa i përket çështjes së postit të presidentes apo presidentit të Kosovës, Kurti tha se së shpejti do të zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani, pas së cilit do të shqyrtohen hapat e mëtejmë.

“Ne sëpari do të presim certifikimin e rezultati, duhet të konstitutohet Kuvendi dhe duhet ta shohim përbërjen e legjislaturës së dhjetë dhe më pastaj të ecim tutje. Por ashtu siç kam thënë sot është dita  e fundit e vitit 2025, shpejt do ta takojë presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë njëherë bashkë për rrugën përpara. Por keni parasysh se  njëherë është kontituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe vetëm më pas është zgjedhje e presidentes apo presidentit”, theksoi Kurti.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika