Kurti: Rruga euroatlantike s’është thjesht simbolike, por përfaqëson një angazhim konkret ndaj demokracisë

Duke përqafuar rrugën euroatlantike, Kosova jep shembull për të tjerët në rajon, duke shfaqur fuqinë transformuese të vlerave demokratike, ka thënë kryeministri Albin Kurti

“Rruga jonë euroatlantike nuk është thjesht simbolike; ai përfaqëson një angazhim konkret ndaj demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës”.

Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një bashkëbisedim me studentët e Akademisë Diplomatike në Vjenë.

Sipas tij, ky orientim hap dyert për zhvillimin ekonomik, bashkëpunimin rajonal dhe rritjen e sigurisë.

“Duke përqafuar këtë rrugë, Kosova jep shembull për të tjerët në rajon, duke shfaqur fuqinë transformuese të vlerave demokratike”.

Bashkëbisedimi është zhvilluar në ambientet e Fakultetit Filozofik në Prishtinë, të mërkurën e 17 majit.

Ai ka theksuar se Kosova ka marrë qëndrim të qartë kundër sulmit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.

“Ne kemi implementuar sanksione, në koordinim me BE-në dhe SHBA-në, për të dënuar agresionin e Rusisë. Është dëshpëruese të theksohet se Serbia nuk e ka ndjekur shembullin. Ky kontrast nënvizon dallimin mes përkushtimit tonë ndaj vlerave demokratike dhe përkushtimit tonë ndaj parimit të bashkëpunimit ndërkombëtar. Fqinji ynë jodemokratik nuk është problem vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti.

Pos kësaj, Kurti ka folur edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se për të qenë ky dialog efikas, të dyja palët duhet të respektojnë parimet më thelbësore të demokracisë dhe të Bashkimit Evropian.

“Dialogu Kosovë – Serbi në kuadër të Bashkimit Evropian mbetet jetik për rrugën para për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura mes dy shteteve tona. Ne besojmë se Bashkimi Evropian është platforma dhe synimi që ka burime të mjaftueshme dhe traditë për të zgjidhur problemet që ne kemi për të normalizuar marrëdhëniet mes nesh. Ndërsa ecim përpara, Kosova mbetet e palëkundur në përkushtimin tonë ndaj demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës”, shtoi Kurti.

Po ashtu, kreu i ekzekutivit ka njoftuar se po përgatiten të aplikojnë për anëtarësim në NATO.

“Kosova e ka dëshmuar vlerën e saj si një vend i besueshëm dhe i përkushtuar ndaj vlerave të përbashkëta euroatlantike dhe është e gatshme të fillojë të marrë pjesë si anëtare e këtij komuniteti”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika