Kurti: Rrugës për në BE, këtë vit Kosova ka më shumë arsye për të shënuar Ditën e Evropës

Kreu i Qeverisë ka listuar disa nga “të arriturat” e Qeverisë, të cilat sipas tij e shpien Kosovën më afër Evropës

Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova këtë vit është më afër Bashkimit Evropian dhe ka më shumë arsye për të shënuar Ditën e Evropës.

Ai ka listuar disa nga “të arriturat” e Qeverisë, të cilat sipas tij e shpien Kosovën më afër Evropës.

“Në dhjetorin e vitit që e lamë pas dorëzuam aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Muajin e kaluar u nënshkrua vendimi për liberalizimin e vizave, ndërkaq në fund të prillit kaluam me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ka thënë Kurti.

Shkrimin e tij në Facebook, Kurti e nisi me fjalët e Robert Schuman, ministrit për Evropë dhe Çështje të Jashtme të Francës në deklaratën e tij të bërë më 9 maj 1950.

“Evropa e bashkuar nuk u arrit dhe kishim luftë. Evropa nuk do të bëhet menjëherë, ose sipas një plani të vetëm. Ajo do të ndërtohet përmes arritjeve konkrete të cilat së pari krijojnë një solidaritet de facto”, kishte thënë Schuman.

Sipas kryeministrit, i themeluar mbi vlera e vizion, Bashkimi Evropian është projekti më i madh politik dhe procesi më i rëndësishëm historik i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Është ideja e bashkëpunimit përmes institucioneve të përbashkëta që krijoi tregun unik dhe e bëri BE-në ekonominë më të madhe të botës”.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika