Kurti s’do të marrë pjesë në drekën joformale të thirrur nga Rama në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të marrë pjesë në drekën joformale të thirrur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë. Kurti ka konfirmuar mospjesëmarrjen për shkak të një konference të mëparshme në Kretë të Greqisë. Ai do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të marrë pjesë në drekën joformale të thirrur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me komisionerin Evropian, Oliver Varhelyi, në Tiranë, e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tha se arsye për mospjesëmarrje është se muaj më parë Kurti e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë.

“Para një jave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për një drekë joformale me komisionerin Evropian, Oliver Varhelyi, në Tiranë, e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe, meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë”, tha ai.

Kryeziu bëri të ditur se Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor të këtij viti.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika