Kurti: Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë

“Bashkë me kolegë nga Kuvendi dhe me aktivistë të Lëvizjes sonë bëmë homazhe këtu në Pejë te lapidari, duke u përkulur e duke i përkujtuar 40 të vrarët gjatë luftës së fundit nga forcat serbe këtu në lagjen ‘Dardania’”, ka thënë Kurti, teksa ka shtuar se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar drejtësi për të vrarët gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kurti, këtë e deklaroi para mediave, pas homazheve që bëri te pllaka përkujtimore në lagjen “Dardania” në Pejë.

“Bashkë me kolegë nga Kuvendi dhe me aktivistë të Lëvizjes sonë bëmë homazhe këtu në Pejë te lapidari, duke u përkulur e duke i përkujtuar 40 të vrarët gjatë luftës së fundit nga forcat serbe këtu në lagjen ‘Dardania’”, ka thënë Kurti, teksa ka shtuar se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale.

Kurti ka kërkuar më shumë punë nga Prokuroria Speciale në identifikimin e kryerësve të masakrave në Kosovë.

“Drejtësia dhe e vërteta janë të domosdoshme për paqe afatgjate dhe për siguri, për të gjithë dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore e normale. Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë dhe Prokuroria Speciale duhet të punojë ditë e natë që t’i nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit, dhe në këtë mënyrë të fillojë rehabilitimi për viktimat. Dihet që viktimat nuk janë vetëm të vrarët e të rrëmbyerit, por edhe familjet e tyre, farefisi i tyre dhe mbarë shoqëria jonë”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika