Kurti: Serbia po e shndërron veten në Bjellorusi të Ballkanit

Kurti ka thënë që tashmë është koha që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE, por është problem rreshtimi i Serbisë krahas Rusisë, pasi Serbia po e shndërron veten si një Bjellorusi të Ballkanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova dëshiron normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por se nuk do të ketë asociacion në baza etnike ashtu sikurse po kërkon Beogradi.

Kurti ka thënë se dëshiron që procesi i dialogut të përfundojë me njohje reciproke.

“Nuk ka hapa pas, por Serbia ka mbetur pas, pasi që nuk i pranon krimet që i ka kryer në Kosovë dhe refuzon ta njohë Kosovën. Biden ka thënë duhet të ketë normalizim të plotë e cila në qendër ka njohje reciproke. Unë jam i gatshëm për njohje reciproke, por Serbia nuk është. Ne duam dialog për marrëveshje, jo dialog për dialog. Neve na duhen marrëdhënie normale me Serbinë, por për këtë duhet të ndryshojë Serbia” , ka thënë Kurti.

Sipas tij, Kosova është në rregull, e ata që nuk janë në rregull duhet të ndryshojnë.

Siç thotë Kurti, tash është koha që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE, por është problem rreshtimi i Serbisë krahas Rusisë, pasi Serbia po e shndërron veten si një Bjellorusi të Ballkanit.

“Këtu ShBA e kanë rolin vendimtar për ta ndryshuar situatën për më të mirë”, ka thënë Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës, derisa  ndodhet për vizitë në ShBA.

Kurti ka thënë se vizita e tij kishte për qëllim që të ketë sa më shumë investime dhe siguri për Kosovën.

“Kosova është një storie suksesi dhe e ndihmës së NATO-s dhe ShBA-së dhe ky rrëfim i suksesit duhet të mbrohet. Asociacioni i komunave nuk e kaluar testin e kushtetueses në Kosovë, pasi bie në kundërshtim me 23 nene. Mund të ketë asociacion, por jo në baza etnike”, është shprehur Kurti.

Për më tepër, ai ka bërë të ditur se themelimi i asociacionit nuk është në qendër të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe se një gjë të tillë nuk e ka kërkuar askush nga ShBA.

Kurti ka folur edhe për raportet me ShBA-në për të cilat tha se janë të përhershme.

“ShBA e njohin mirë Kosovën dhe e kuptojnë se nuk mund të kenë asnjë shtet tjetër sa i përket vlerave të përbashkëta që ndajmë”, ka thënë ai, duke shtuar se Kosova dëshiron anëtarësimin e saj në Aleancën Veri Atlantike(NATO).

Ndryshe, më gjashtë maj,  Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në ShBA, ku është takuar me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave dhe me  përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit(MCC).

Kurti: Kosova ka indikatorët që të shndërrohet në një lloj Estonie të Evropës Juglindore

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika