Kurti shpall “fitoren historike”: Më e madhja në historinë e vendit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidat për kryeministër, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Pas procesimit të mbi 96 për qind të vendvotimeve, VV-ja me partnerët ka marrë gati 50 për qind të votave.

“Më lejoni të shpreh mirënjohjen time të thellë dhe falënderimin e jashtëzakonshëm gjithandej vendit tonë. Një falënderim për mijëra vullnetarë, simpatizantë e aktivistë që organizuan fushatën dhe ishin krahu ynë i fortë në këtë fitore madhështore. Me 9 shkurt sivjet fitoi LVV me partnerët, me 28 dhjetor 2025 fitoi populli i Kosovës dhe Republika.

Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit. Tash na presin shumë punë përpara dhe rezultati i sotëm na ka bërë të qartë që duhet të ecim përpara pa vonesa. Sa më parë që të certifikohen rezultatet aq më shpejt do të nda duhet t’i krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punë e mirë dhe projektet e nevojshëm. Në Kuvendin e legjislaturës së 10 po na pret Plani i Rritjes së BE në vlerë 880 milionë euro….

Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare për ligjet e mira dhe për interesin publik të qytetarëve. Edhe njëherë urime të gjithë qytetarëve, mërgatës dhe secilit pa dallim.

Fitoren historike që është në rrugë të mbarë të tejkalojë edhe 14 shkurtin e 2021. Sot ishte ditë e gjatë përveçse e bukur dhe rëndësishme”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika