Kurti: Sulmi terrorist kishte për qëllim aneksimin e veriut

Kryeministri Albin Kurti, në një postim në platformën X, ka shkruar se në bazë të dokumenteve të konfiskuara e të konfirmuara nga Policia e Kosovës, sulmi terrorist kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dokumentacionet e deritanishme që i ka siguruar Policia e Kosovës, tregojnë se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator kishte për qëllim aneksimin e veriut.

Kurti theksoi se kjo do të behej përmes një sulmi të koordinuar në 37 pozicione, derisa shtoi se pastaj sipas planit do të pasonte edhe krijimi i një korridori për në Serbi në mënyrë që të mundëohej furnizimi me armë dhe trupa.

“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar, Policia e Kosovës, kanë konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”, ka shkruar Kurti në platformën sociale X.

 

Mbrëmë, kryeministri Kurti ka publikuar disa pamje, të cilat, sipas tij, dëshmojnë stërvitjet e terroristëve serbë që vranë dhe kryen sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Në një positm në llogarinë e tij në “X”, Kurti ka thënë se terroristët ishin trajnuar katër ditë para sulmeve, në njërën prej bazave kryesore të Ushtrisë Serbe, Pasuljanske Livade.

Të tjera stërvitje, Kurti thotë se u zhvilluan në bazën e Kopaonikut.

Për sulmin në veri, kreu i ekzekutivit thotë se u bë nën mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb që drejtohet nga Aleksandar Vuçiq.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika