Kurti takohet me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, të hënën e 3 prillit

Kryeministri Kurti dhe ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, të hënën e 3 prillit.

“Biseduan për zhvillimet në vend dhe rajon, dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Ambasadës finlandeze dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, si rezultat i marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe”, njofton Kryeministria.

Pamje nga takimi

Në shërbim të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, kryeministri Kurti ka mirëpritur iniciativën për hapjen e Odës Ekonomike Nordike në Kosovë.

“Ai gjithashtu e përgëzoi ambasadorin Nissinen dhe shtetin e Finlandës, me rastin e ratifikimit të aplikacionit për anëtarësim të Finlandës nga të gjitha 30 shtetet e NATO-s, duke theksuar se anëtarësimi i saj në NATO i kontribuon paqes dhe sigurisë në Evropë”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika