Kurti takohet me Sekretarin e Bujqësisë së Iowa-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Iowa, është takuar me Sekretarin e Bujqësisë, Mike Naig, ku kanë folur për angazhimin e Qeverisë, për avancimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë

Albin Kurti dhe Mike Naig

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) u prit të premten, në takim nga Sekretari i Bujqësisë të shtetit të Iowa-s, Mike Naig.

Duke vlerësuar partneritetin strategjik dhe mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat, kryeministri Kurti shprehu përkushtimin për të forcuar këtë partneritet në fushat zhvillimore e sidomos në bujqësi.

Gjatë takimit, ai e informoi sekretarin Naig për mundësitë e shumta që ofron Kosova për investitorët në fushën e bujqësisë. Po ashtu, ai theksoi angazhimin e Qeverisë për avancimin e sektorit të bujqësisë, gjatë këtij viti të qeverisjes. Në këtë drejtim, Qeveria ka rritur subvencionet për këtë sektor deri në 216%, thuhet në njoftimin nga kabineti i Kryeministrit.

Kryeministri tha se bujqësia zë vend të rëndësishëm në programin qeverisës dhe prezantoi reformat për bujqësi, që për qëllim kanë ngritjen e prodhimit, cilësisë dhe sigurisë së ushqimit, si dhe ringjalljen e fshatit.

Duke biseduar për potencialin që ka Kosova për zhvillimin e bujqësisë dhe mundësitë që i ofron ky sektor për investime, u potencuan edhe mundësitë për shkëmbim të përvojave dhe ekspertizës në këtë fushë.

Në takimin që u zhvillua në kuadër të vizitës së kryeministrit Kurti në ShBA, ishin të pranishëm edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi dhe shefi i Misionit në Konsullatën në Iowa, Artan Duraku.

Kurti vazhdon vizitën e tij në Iowa të SHBA-ve

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika