Kurti takohet me Stuart Peach, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën është takuar me Emisarin Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën e 28 gushtit është takuar me Emisarin Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, me të cilin kanë diskutuar lidhur me bashkëpunimin rajonal dhe dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën “X”, Kurti e cilësoi si takim të mirë, teksa të njëjtin e falënderoi për mbështetjen aktive të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.

“Takimi i mirë me Lord Stuart Peach në Forumin Strategjik të Bledit. Folëm për bashkëpunimin rajonal dhe dialogun. E falënderova për rolin dhe mbështetjen aktive të Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, në kuadër të Forumit të Bledit për Siguri, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një takim dy palësh me Kryeministrin e Bullgarisë, Nikolai Denkov.

Në takimin e parë dy palësh të tyre, Kurti e ftoi atë për vizitë në Kosovë në një të ardhme të afërt.

Kurti e falënderoi kryeministrin Denkov për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë ndaj Kosovës që nga vitit 1999 e tutje, të gjitha fazat e shtetndërtimit, dhe përkrahjen në anëtarësimin e Kosovës nëpër organizata ndërkombëtare.

“Me homologun e tij bullgar, kryeministri Kurti foli për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe optimizimin e potencialit të bashkëpunimit sidomos në fushën e ekonomisë. Në qershor të këtij viti Oda Ekonomike Kosovë-Bullgari themeloi selinë e saj në Sofje. Numri i investitorëve bullgarë në Kosovës është rreth 135 me fuqi investuese rreth 6 milionë euro të shtrirë në disa sektorë si ai i tregtisë dhe shërbimeve, turizmit, ndërtimtarisë, teknologjisë së informacionit dhe transportit”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Përgjatë takimit, Kurti gjithashtu e njoftoi kryeministrin Denkov edhe për progresin ekonomik dhe demokratik, arritjet kryesore të qeverisjes dhe reformat në fushën sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika