Kurti takohet me të ngarkuarin me punë të ambasadës së Malit të Zi, Bernard Ҫobaj

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me të ngarkuarin me punë të ambasadës së Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Bernard Ҫobaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të enjten e 19 tetorit është takuar me të ngarkuarin me punë të ambasadës së Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Bernard Ҫobaj.

Sipas komunikatës për media të Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim u bisedua për dinamizimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy vendeve nëpërmjet avancimit te bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, të shkëmbimeve tregtare, të teknologjisë së informacionit dhe të kulturës.

Gjatë këtij takimi u theksuan projektet e përbashkëta infrastrukturore, të cilat do të rrisnin mobilitetin duke lehtësuar shkëmbimin e mallrave e lëvizjen e qytetarëve, do të hapin mundësitë e zhvillimit si dhe do të afrojnë edhe më shumë Republikën e Kosovës dhe Malin e Zi.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika