Kurti takon ambasadorin e Turqisë, diskutojnë mbi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Me urimet e dyanshme për Vitin e Ri 2024, takimin e parë për këtë vit, kryeministri Kurti dhe ambasadori Angılı e filluan duke reflektuar mbi bashkëpunimin përgjatë vitit 2023, sidomos në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe ekonomisë dhe e vazhduan me planet dhe synimet e partneritetit ndërmjet dy shteteve për vitin në të cilin sapo kemi hyrë”, thuhet në njoftim.

Ambasadori Angılı e uroi kryeministrin dhe popullin e Kosovës për liberalizimin e vizave, që hyri në fuqi me 1 janar.

Ndërkaq, Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës dhe gatishmërinë e vullnetin për thellim dhe zgjerim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Turqi.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika