Kurti takon Engelke në Mynih, theksohet bashkëpunimi Kosovë–Gjermani

Në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC), kryeministri i vendit, Albin Kurti, u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans-George Engelke.

Kurti pranoi urimin dhe përgëzimet nga Sekretari i Shtetit Engelke për formimin e qeverisë së re, njofton Dukagjini.

“Gjatë takimit u theksua zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik i shtetit tonë, ndërsa pjesë e bashkëbisedimit ishin edhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, edhe në fusha si siguria dhe lufta kundër krimit” thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se u diskutuan edhe çështje që ndërlidhen me qytetarët e Republikës së Kosovës në diasporë, përfshirë trajtimin e statusit të tyre shtetëror, një çështje tashmë e qartësuar dhe rregulluar në mënyrë që ata të mos konsiderohen më si shtetas të Serbisë, ndonëse ende ka raste me problematika të ngjashme.

 

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika