Kurti takon imzot Dodë Gjergjin, flasin për liritë fetare dhe statusin e Kishës Katolike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ipeshkvinë e Kosovës, ku është mirëpritur nga Ipeshkvi imzot Dodë Gjergji, me të cilin ka diskutuar rreth Ligjit për Liritë Fetare dhe bashkëpunimit me Kishën Katolike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Ipeshkvinë e Kosovës, ku u mirëprit nga Ipeshkvi imzot Dodë Gjergji, 10 korrik 2023.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka vizituar Ipeshkvinë e Kosovës, ku u mirëprit nga ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji dhe Don Lush Gjergji.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit ata folën për Ligjin për Liritë Fetare, për bashkëpunimin e ndërsjellë, për kontributin e Kishës Katolike për paqe midis njerëzve dhe bashkim të njerëzve dhe për nevojën e rregullimit të statusit juridik të Kishës Katolike në Kosovë.

Kryeministri Kurti me këtë rast ka falënderuar udhëheqësit e Ipeshkvisë së Kosovës për bashkëpunimin e afërt, kontributin e vazhdueshëm dhe rolin e rëndësishëm të tyre.

Ata gjithashtu biseduan edhe për vizitën e fundit që kryeministri Kurti zhvilloi në Vatikan, ku u prit nga ati i Shenjtë, Papa Françesku dhe sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinali Pietro Paroli.

“Kryeministri ndau me ipeshkvin, imzot Dodë Gjergji dhe Don Lush Gjergji mbresat e tij nga vizita në Vatikan dhe nga takimi me shenjtërinë e tij, Papa Françesku”, thuhet në njoftim të ZKM-së.

Më 22 qershor, kryeministri Kurti kishte realizuar vizitën e tij të parë zyrtare në Vatikan. Në takimin me shenjtërinë e tij, Papa Françeskun, kryeministri Kurti kishte biseduar për rininë dhe ardhmërinë, për figurën, veprën dhe trashëgiminë e Nënës Terezë, për Letnicën e Vitisë, ku asaj i erdhi thirrja për devocion dhe për bashkëjetesën multifetare në Kosovë, si dhe e kishte ftuar atë që ta vizitojë Kosovën.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika