Kurti takon komisionaren e KiE për të Drejtat e Njeriut, diskutojnë për sundimin e ligjit

Gjatë këtij takimi kryeministri Kurti ka theksuar reformat e nisura nga qeveria në drejtësi, sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe luftën kundër krimit e korrupsionit

Takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Komisioneres për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq

Të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe demokracia, ishin në qendër të takimit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Komisioneres për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq.

Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit, thuhet se gjatë këtij takimi kryeministri Kurti ka theksuar reformat e nisura nga qeveria në drejtësi, sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe luftën kundër krimit e korrupsionit.

“Temë diskutimi ishte edhe drejtësia tranzicionale, mbi nismat e qeverisë për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës, gjykimin e këtyre krimeve, zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës dhe luftimin e stigmës ndaj dhunës seksuale gjatë luftës, që ishte përdorur si armë lufte në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Komisioneres për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq

Ndërkohë, komisionerja Mijatoviq ka shprehur vlerësimin e saj për programin e qeverisë për pranimin e 20 gazetarëve nga Ukraina.

“Kjo është një iniciativë e çmueshme, që do të duhej shumëfishuar në vendet e tjera të Evropës”, ka thënë ajo.

Duke veçuar indikatorët pozitivë ekonomik, ai theksoi përkushtimin e Qeverisë për të kthyer rritjen ekonomike në rritje të mirëqenies për qytetarët, nëpërmjet politikave sociale, që në fokus e kanë qytetarin dhe barazinë shoqërore.

Pos kësaj, ata kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal, ndikimin e luftës së Ukrainës, si dhe gjatë takimi është theksuar nevoja për vëmendje shtesë të Bashkimit Evropian për rajonin e Ballkanit.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika