Kurti takon rektorin e UP-së, diskutojnë për ndryshimet në statutin e ri të universitetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, me të cilin ka diskutuar lidhur me draftin e ri të statutit të universitetit, duke shprehur edhe përkrahjen e qeverisë për avancimin e arsimit të lartë

Kryeministri Albin Kurti dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur këtë të mërkurë në zyrën e tij rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, profesorin Qerim Qerimi, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Në prag të shënimit të 54-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, bisedë e diskutimit ishin arritjet dhe sfidat me të cilat përballet ky institucion.

Rektori Qerimi e ka njoftuar kryeministrin Kurti se me draft-statutin e ri për universitetin, synon të sjellë ndryshime të nevojshme në ngritjen e standardeve të institucionit në tërësi, jo vetëm në vend, por edhe më gjerë.

“Ndryshimi i këtij statuti, i cili tani është për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, vjen pas plot 11 vitesh”.

Rektori Qerimi e ka falënderuar kryeministrin Kurti për ndihmën që qeveria ka dhënë përmes skemës së bursave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, STEM, për vajza, e të cilat ai i cilësoi si investim i kthyeshëm për vendin.

Po ashtu, Kurti e falënderoi rektorin Qerimi për kontributin e tij drejt përmirësimit të cilësisë në arsimin e lartë, duke i shprehur përkrahjen e plotë të qeverisë drejt avancimit dhe fuqizimit të UP-së.

Gjatë takimit u potencua edhe nevoja për angazhim shtesë rreth çështjes së profileve deficitare.

“Universiteti i Prishtinës deri më tani ka marrëveshje bashkëpunimi me 500 institucione akademike ndërkombëtare”.

Për të shtuar shkëmbimin e përvojave me shtetet e tjera, Universiteti i Prishtinës thuhet se është duke krijuar programe të tjera alternative edhe në gjuhë angleze për studentë nga jashtë, si dhe programe të përbashkëta studimi në nivel të doktoratës dhe të masterit.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika