Kurti: Të jemi pro paqes kërkon që të jemi edhe antifashistë

Në ditën ndërkombëtare të paqes, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se lufta në Ukrainë është një kujtesë "se të jemi pro paqes kërkon që ne të jemi edhe antifashistë". Po ashtu në nder të kësaj dite edhe ministri Sveçla ka thënë se është e nevojshme më shumë së kurrë që të ketë solidaritet në mes të popujve të cilëve u rrezikohet shtetësia, sovraniteti e paqja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se derisa të mërkurën po shënon Dita Ndërkombëtare e Paqes në anën tjetër Ukraina po vuan nga pushtimi rus.

Shefi i ekzekutivit në Twitter ka shkruar se pushtimi i paligjshëm i Putinit në Ukrainë kujton ditët më të errëta të agresionit fashist në Evropën e shekullit të 20-të.

Ai ka thënë se kjo luftë është një kujtesë “se të jemi pro paqes kërkon që ne të jemi edhe antifashistë”.

Ndërkaq në nder të kësaj dite edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se është e nevojshme më shumë së kurrë që të ketë solidaritet në mes të popujve të cilëve u rrezikohet shtetësia, sovraniteti e paqja.

“Nuk ka prosperitet të popujve pa paqe. Nuk ka zhvillim e barazi të shoqërisë pa drejtësi”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka thënë se nuk mund të flitet për paqen dhe drejtësinë shoqërore pa dënuar agresionin e padrejtë dhe të pa arsyetuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

“Demokratizimi i rajonit, lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sundimi i ligjit dhe ballafaqimi me të kaluarën duhet të jenë parakusht për ndërtimin e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit rajonal”, ka vijuar ai.

Sipas Sveçlës, paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti afatgjatë në rajon dhe më gjerë duhet të jenë pasojë e drejtpërdrejt e zhvillimit të drejtësisë dhe demokracisë që duhet të ndërtohen në mes të fqinjësive të mira.





Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika