Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është hapur për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër, e 36-ta me radhë në vend.
Ura, e ndërtuar për qarkullimin e automjeteve, është funksionale prej orës 9:00 të mëngjesit të sotëm.
Urime banorëve e qytetarëve të Mitrovicës së jugut dhe Mitrovicës së veriut! Përgëzime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor. Punimet në urën tjetër po vazhdojnë”, ka shkruar Kurti.