Kurti uron kadetët e rinj: Ky është kulmi i punës suaj të palodhur

Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të hënë ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 57-të të kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës.

Në fjalën e tij Kurti, ka thënë se “ky çast është kulmi i punës suaj të palodhur, andaj urime secilës dhe secilit prej jush”.

Kjo ceremoni, sipas Kurtit, bëhet më e veçantë, sepse po ndodh në prag të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Jam dyfish i lumtur, në prag të festimit të pavarësisë tek po shtojmë dhe forcojmë radhët e policisë”, ka thënë ai.

Tutje, kryeministri i Kosovës foli për numrin e operacioneve të suksesshme të Policisë së Kosovës, në dy vitet e fundit.

“Vetëm gjatë vitit të kaluar u realizuan 854 operacione policore ndaj krimit të organizuar dhe kontrabandës, u arrestuan 3 mijë e 202 veta, prej tyre 301 zyrtarë publikë, i mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri, i shkatërruam 69 grupe kriminale e mbi 14 milionë euro janë ngrirë nën dyshimet e keqpërdorimeve”, ka thënë ai.

“U konfiskuan mbi 1.8 tonë substanca narkotike, u shkatërruan 5 laboratorë të drogës në vlerë qindra milionëshe në substanca dhe pajisje si dhe tri laboratorë në prodhim të kriptovalutave në veri. Në vitin 2022 i ndërtuam 4 objekte policore në veri të Kosovës, bëmë shtrirjen e rrjetit optik në atë pjesë, duke mundësuar valët e internetit internetin”, ka vijuar Kurti.

Kurti ka thënë se Policia e Kosovës mbetet ndër tri institucionet më të besueshme nga qytetarët e vendit.

“Policia e Kosovës qëndron e palëkundur në misionin e ruajtjes dhe rendit të sigurisë publike ajo është në të përditshme e qytetarëve, andaj ndryshimin dhe avancimin e saj e ndjejnë dhe e përjetojnë sidomos qytetarët. Jemi të lumtur që policia vazhdon të renditet në tri institucionet më të besueshme për qytetarët e vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Kurti është shprehur se “zyrtarët policorë sidomos në dy vitet e fundit, kanë treguar që nuk bëjnë kompromis me krimin, janë sulmuar e plagosur, por nuk janë dorëzuar, janë ende në krye të detyrës”.

Ai ka bërë thirrje që të mos harrohen policët që humbën jetën në detyrë duke i shërbyer vendit.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika