Kurti uron për Ditën e Mësuesit: Angazhimi për arsimim dhe beteja për liri kombëtare kurrë s’kanë qenë të ndara

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, u ka uruar Ditën e Mësuesit të gjithë mësimdhënësve në manifestimin e 7 marsit, teksa ka theksuar se historikisht te populli i Kosovës, angazhimi për arsimimin në njërën anë dhe beteja për liri kombëtare në anën tjetër, nuk kanë qenë asnjëherë të ndara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka uruar Ditën e Mësuesit të gjithë mësimdhënësve.

Kreu i Qeverisë së Kosovës në manifestimin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, të organizuar nga Ministria e Arsimit e mbajtur në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare, së bashku me zëvendësministren e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna, kanë ndarë mirënjohje për mësimdhënës të dalluar nga secila komunë.

Kurti ka thënë se historikisht te populli i Kosovës angazhimi për arsimimin dhe edukimin shqip në njërën anë dhe beteja për liri kombëtare në anën tjetër, nuk kanë qenë asnjëherë të ndara.

“Teksa ndodhemi në ditën e tretë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri Kurti, po ashtu, dhe natyrisht, ka kujtuar Shaban Jasharin, mësues i djemve të tij, i Hamëz e Adem Jashari, por edhe mësues në Drenicë e në Prekaz, ku tash shkolla atje e mban emrin e tij”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

E çmimi që mban pikërisht emrin e Shaban Jasharit, në këtë manifestim iu nda mësueses Shkëndije Jashari nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika