Kurti vazhdon vizitën e tij në Iowa të SHBA-ve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se do të vazhdojë takimin e tij në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), për forcimin e mëtejmë të partneritetit në mes Forcave të Sigurisë së Kosovës(FSK) dhe Gardës Kombëtare të Iowas

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një komunikate në rrjetin social ‘Facebook’, ka njoftuar se do të vazhdojë vizitën e tij në Iowa të Shteteve të bashkuara të Amerikës(SHBA).

Kurti ka njoftuar se do të vazhdojë takimin e tij në Iowa, për forcimin e mëtejmë të partneritetit me Gardën Kombëtare të Iowas.

”Pas këtyre takimeve dhe bashkëbisedimeve do të vazhdojmë në Iowa, për forcimin e mëtejmë të partneritetit në mes të FSK-së dhe Gardës kombëtare të Iowa-s”, tha kryeministri.

Ai ka treguar për takimet e tij të zhvilluara në Teksas, ku është diskutuar rritja e buxhetit për mbrojtje e siguri dhe bujqësi.

”Në Teksas kemi pasur takime shumë të dobishme me komunitetin e biznesmenëve shqiptaro- amerikanë dhe amerikanë, por në të njëjtën kohë, edhe me ata të cilët janë në fushën e agrikulturës sepse në Republikën e Kosovës për këtë vit e kemi rritur buxhetin, posaçërisht për mbrojtje e siguri dhe për bujqësi”, tha Kurti, transmeton PortaliD.

Ndër të tjerash, i pari i Qeverisë thekson se vizitën e tij do ta vazhdojë për në Chicago, Michigan, Boston, New York dhe Washington DC.

Kryeziu: Kurti në SHBA do të ketë edhe takime politike

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika