Kurti viziton BIK-un, vlerëson rolin e tij në çështjen kombëtare

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Gjatë një fjalimit për media pas takimit, Kurti ka deklaruar se myftiu Tërnava, me të cilin, njihet që nga koha e tij si student, i ka treguar se sa shumë është rritur solidariteti në popullsi gjatë muajit të Ramazanit.

Kurti ka uruar që përkushtimi shpirtëror të mos jetë i kufizuar vetëm gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Ne urojmë që përkushtimi për anën shpirtërore të njeriut gjatë jetës dhe solidariteti shoqëror e farefisnor të mos jetë i kufizuar vetëm në këtë muaj, por të jetë në secilin muaj gjatë gjithë vitit”, ka deklaruar Kurti.

Ky i fundit ka kujtuar rolin shoqëror të BIK-ut gjatë luftës së Kosovës, që sipas tij, ishte “i madh”.

“Te medreseja janë organizuar shumë mbledhje e takime, të cilët edhe i kanë strehuar veprimtarët politikë, por edhe kanë mundësuar tubime ku janë mbajtur diskutime e vendime të rëndësishme për zhvillimet politike të asaj kohe. E dimë që nga lufta e fundit çlirimtare 37 imamë i kemi dëshmorë të kombit sot”, ka deklaruar Kurti.

Përpos Kurtit, Biku është vizituar edhe nga AAK-ja, përkatësisht nga deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika