Kurti zhvillon bisedë telefonike me Borrell, diskutojnë për kornizën e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Në këtë bisedë është diskutuar për procesin e dialogut dhe mbarëvajtjen e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell pas takimit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Prishtinë.

Në këtë bisedë Kurti dhe Borrell kanë diskutuar për procesin e dialogut dhe mbarëvajtjen e tij. Po ashtu ata folën dhe për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes dhe se për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë njohjen reciproke në qendër.

Kryeministri Kurti është shprehur se në Kosovë ndërveprojnë së bashku paqja dhe siguria në njërën anë dhe sundimi i ligjit dhe demokracia në anën tjetër.

Të premten e 21 tetorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi dhe Shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Përgjatë takimit është diskutuar për zhvillimet në vend, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për çështjet aktuale, sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit me theks te energjia dhe vendimi i Qeverisë për targat të veturave.

Kurti i ka njoftuar ambasadorët për masat e qeverisë në ndihmë të qytetarëve dhe si përgjigje ndaj krizës energjetike që ka kapluar të gjithë kontinentin e Evropës.

Po ashtu, ai ka folur për rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit për energji, ndaj të cilit dakordim Republika e Kosovës dhe institucionet vartëse kanë treguar përgjegjshmëri të lartë duke përmbushur obligimet tona në kohë rekord.





Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika