Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në seancën konstituive, e cila do të nisë në orën 17:00.
Para fillimit të seancës, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se kjo parti do ta propozojë Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës.
“Edhe e propozuar dhe kryetare e Kuvendit”, ka thënë Kusari-Lila.
Kusari tha se mund të mbahet edhe seanca në të cilën do të hidhej në votim formimi i Qeverisë.
“Është shumë e rëndësishme që sot të votohet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, për kryetarin e Kuvendit, nënkryetarët e Kuvendit, dhe pastaj të votohet qeveria që mund të procedojë me punë sa më parë. Ka gjasë që sonte të jenë dy seanca. Gjegjësisht sot të jenë dy seanca: njëra që fillon në orën 17:00, që ka të bëjë me organet e Kuvendit, dhe tjetra e cila fillon pastaj varësisht nga sa do të zgjasë kjo e para, që nuk besoj shumë”.