Kush fiton pa balotazh më 12 tetor, Ylli Hoxha jep vlerësimin e tij për partitë

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka vlerësuar se disa komuna do të fitohen pa balotazh në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Sipas tij, AAK do ta fitojë pa balotazh Deçanin, ndërsa PDK pritet të sigurojë fitore të drejtpërdrejtë në Skenderaj dhe Ferizaj.

Ai ka theksuar se LDK ka gjasa të fitojë pa balotazh në Istog, Pejë, Junik dhe Lipjan.

Ndërsa për LVV, Hoxha tha se partia e Albin Kurtit mund të marrë fitore të drejtpërdrejtë në Podujevë dhe Shtime, duke shtuar se Mitrovica mbetet e pasigurt, por me gjasa për Vetëvendosjen.

“Deçani do të jetë pa balotazh për AAK. PDK në Skenderaj edhe Ferizaj pa balotazh. LDK në Istog, Pejë, Junik, Lipjan. LVV në Podujevë pa balotazh, Shtime, kam menduar që e fiton Mitrovicën, nuk jam i sigurt, ka mundësi të hyjë në balotazh. Nëse e përcaktoj njërin krah them LVV”, deklaroi Hoxha.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika