Kuvendi dështon ta miratojë ligjin për mbështetjen e punëve publike

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta miratojë ligjin për mbështetjen e punëve publike, për shkak të mungesës së kuorumit

Kuvendi i Kosovës





Për shkak të mungesës së kuorumit, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta miratojë ligjin për mbështetjen e punëve publike. Ky ligj parashihte t’i ndihmonte kompanitë që kishin marrë detyra publike, të cilat për shkak të inflacionit apo rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore, janë duke hasur në vështirësi për kryerjen e punëve.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë prezantimit të këtij ligji, ka thënë se një ligj i tillë do të ndihmonte që investimet kapitale të përfundonin më shpejt.

“Marrë parasysh situatën dinamike sa i përket lëvizjes së çmimeve në sektorin ndërtimor, kemi ardhur në një situatë që shumë prej kontratave afatgjate publike të nënshkruara më herët me çmime ndryshe nga tani, kanë pasur ngecje në zbatim, për shkak se çmimet e kontraktuara nuk kanë mundur të përshtaten me situatën e re në treg”, ka thënë ai.

Murati theksoi se për shkak të rritjes së çmimeve, shumë kompani kontraktuese janë duke hezituar të vazhdojnë të punojnë. Ligji në fjalë, sipas Muratit, do të mundësonte kompensim shtesë për shkak të lëvizjes së çmimeve.

“Kemi shumë punëkryes anekënd Kosovës që hezitojnë të vazhdojnë, sepse sipas tyre, nuk është e leverdishme marrë parasysh rritjen e kostove. E kemi konsideruar si të domosdoshme përgatitjen e një projektligji që e mundëson fleksibilitetin e nevojshëm që organizatat e buxhetore të sigurojnë kompensim shtesë për këtë lëvizje të çmimeve. Po ashtu, ky projektligj krijon mekanizma monitorimi për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie gjatë këtij procesi dhe kur të përfundoj”, ka thënë Murati.

Disa nga materialet, të cilat sipas Muratit, do të kompensoheshin me këtë ligj janë: Bitomeni, çimento, hekuri, plastika, zhavorri, alumini e të tjera.

Murati, po ashtu, bëri të ditur se në rast miratimi të këtij ligji, të drejtë për kompensim kanë operatorët ekonomikë, të cilët dëshmojnë se materialet ndërtimore që janë pjesë e kontratës së tyre kanë pësuar rritje të çmimeve.

“Të drejtë për të kërkuar kompensim parashihen të kenë operatorët ekonomikë që dëshmojnë që materialet ndërtimore që janë pjesë e kontratës së tyre, kanë pësuar rritje të çmimeve e për më tepër kriter është të jetë kontratë aktive për punë publike të vlerës së mesme dhe të madhe e nënshkruar sipas ligjit për prokurim publik, dhe e nënshkruar para datës një prill të këtij viti”, ka thënë ai.

Kundër këtij ligji, është shprehur deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se ai ka mangësi të theksuara dhe është kontradiktor.

Për shkak të mungesës së kuorumit, ligji do të jetë pjesë e seancës se radhës.





Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika