Kuvendi diskuton për dialogun Kosovë-Serbi, Kurti përballë deputetëve

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të hënën seancë plenare, ku do të debatohet për zhvillimet e fundit në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë

Albin kurti, kryeminister i Kosoves

Të hënën e 13 shkurtit, Kuvendi i Kosovës me iniciativën e deputetëve të Kosovës do të mbajë debat parlamentar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Duke filluar në ora 12:00, në këtë seancë do të diskutohet për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe zhvillimeve të fundit sa i përket propozimit nga BE-ja.

“Kuvendi i Kosovës mban debat parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftim.

Kjo seancë është thirrur nga deputetët e PDK-së e LDK-së.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, gjatë seancës së kaluar të Kuvendit, ka thënë se si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka kërkuar edhe zyrtarisht një seancë plenare të veçantë, në mënyrë që me kryeministrin Kurti të debatojnë hapur për të gjitha temat e çështjet rreth zhvillimeve të ndërlidhura me dialogun Kosovë-Serbi.

Po ashtu, edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kërkuar që deputetët dhe të tjerët të jenë të informuar në lidhje me propozimin evropian dhe se çfarë ka pranuar kryeministri Kurti.

 

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika