Kuvendi i Kosovës: 10 deputetë të Listës Serbe dorëzuan dorëheqje të parevokueshme

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme

Kuvendi i Kosovës





Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqjet.

“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga subjekti politik parlamentar Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, më herët, Lista Serbe i ka dorëzuar mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Portali Dukagjini, Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

Po ashtu, pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre të dielën, të hënën e 7 nëntorit, kanë filluar t’i dorëzojnë armët në nënstacionin policor të Zveçanit.

Dorëzimi i armëve dhe fletëdorëheqjeve, vjen pas përfundimit të protestës së serbëve në sheshin “Car Lazar” të organizuar nga Lista Serbe.

Ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjini që kanë qenë duke raportuar për ngjarjet në veri të vendit, kanë siguruar dokumentin ku shihet dorëheqja e pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës.

“Për arsye personale dhe morale, jap dorëheqje nga Policia e Kosovës”, thuhet në arsyetimin e dorëheqjes.

Po ashtu, përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pasur dorëheqje të punonjësve të komunitetit serb në pjesën veriore të Kosovës.

Policia e Kosovës, gjithashtu, ka njoftuar se ka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara, dhe se të gjitha veprimet do t’i ndërmarrë konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese.

Lista Serbe i dorëzon mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika