“Vendime dekorative” – Çfarë ndodh pas aktgjykimit të Kushtetueses? Flet Bugaqku nga KDI

Pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb,  Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës ka vlerësuar se vendimi i Kushtetueses nuk sjell pasoja konkrete, pasi gjykata nuk ka as mekanizma sanksionues ndaj deputetëve.

Sipas tij, edhe pse Kushtetuesja ka urdhëruar përfundimin e seancës konstituive, pa masa ndëshkuese vendimet e saj rrezikojnë të mbeten vetëm “dekorative”.

Sipas tij, Kushtetuesja e ka bërë të qartë se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit që përfaqëson komunitetin serb, i cili duhet të propozohet me shkrim nga shumica e deputetëve të këtij komuniteti – pra nga grupi parlamentar i Listës Serbe.

“Ky është aktgjykimi i tretë që ka të bëjë me konstituimin e Kuvendit, dhe Kushtetuesja po thotë qartë se nuk ka Kuvend të konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Propozimi duhet të vijë nga shumica e deputetëve serbë, që janë ata të Listës Serbe me nëntë deputetë”, tha Bugaqku në emisionin FIVE.

Ai sqaroi se Lista Serbe e humb të drejtën e propozimit vetëm në rast se nuk propozon dhe nuk merr pjesë në seancë.

Sipas Bugaqkut, vendimi i Kushtetueses lë shumë paqartësi dhe hapësira interpretuese, duke e bërë situatën edhe më konfuze.

“Ka disa interpretime paska edhe absurde thotë se e drejta e pozimit dhe votimit i nënshtrohet tri herë njëjtë sikurse për zgjedhjene ekryetarit te Kuvendit, pra jo më shumë se tri herë. Thotë se votimi jo më shumë se tre herë por është konsumuar e gjithë kandidatura tetë apo nëntë sa kanë qenë në garë. Ani pse janë konsumuar megjithatë thotë kjo nuk është pengesë që kuvendit të konsiderohet i pa konstituar.

Nëse ke konsideruar se ka konsumum te të gjithë kandidatura që iu kanë nënshtruar, atëherë si ka mundësi të thuash që kuvendit duhet të vazhdojë të konstituohet. I bie që askush më s’ka drejtë të propozohet sepse më shumë se tri herë i janë nënshtruar procesit të votimit. Dy kandidatë e kanë refuzuar propozimin mirëpo këtu nuk e sqaron këtë mundësi vetëm e len të hapur që duhet të vazhdojë konstituimin”, ka deklaruar Bugaqku.

“E kuptoj që mund të urdhëroj zbatimin e aktgjykimin në afate të qarta 30 ditore 12 ditore, por nëse vendos urdhër pa masë sanksionuese atëherë a po len me shpejgu në vetvete se je e pafuqishme me konstatu masa thjesht duket se ka me përfundu në një situatë u gjykata do të konstatojë se këto aktgjykime janë dekorative s’kanë masa ndëshkuese…Sepse as Kushtetuta as ligji për gjykatën as rregullorja e punës i japë të drejtë dhe kompetencë që me vendos sanksione ndaj deputetëve”, ka deklaruar tutje ai.

Në bazë të aktgjykimit, kryetari i Kuvendit ka afat deri të premten për ta thirrur seancën konstituive.

“Brenda 48 orëve kryetari i Kuvendit duhet ta thërrasë seancën më së largu të premten. Nëse nuk zgjidhet, mund t’i bie që në ditën e zgjedhjeve të kemi seancë të konstituimit”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika