Kuvendi i Kosovës do ta mbajë seancën e parë për vitin 2023

Të mërkurën, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e parë për këtë vit, ku në rend dite do të ketë vazhdimin e disa pikave të papërfunduara të seancave të kaluara

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës, të mërkurën e 18 janarit duke filluar nga ora 10:00, do të mbajë seancën e parë për këtë vit.

Kjo seancë do të jetë vazhdim i disa pikave të papërfunduara të seancave të kaluara të vitit 2022.

Në mesin e shumë pikave në rend dite do të jetë shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022 dhe votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 tetor 2022:

  •  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve
  • Zgjedhja e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022:

  • Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
  •  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
  • Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
  • Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,
  • Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor dhe 18 nëntor 2022: 

  • Votimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë,
  •  Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

 

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika